Gazetari, Baton Haxhiu, ka treguar në emisionin Pressing në T7 arsyen pse është larguar nga Klan Kosova. Haxhiu thotë se ndër të tjera është larguar se nuk ka dashur të rrezikojë punëtorët për shkak të tij.
‘’Qëndrimin tim nuk e keni parë në politikat redaktoriale të Klanit’’, ka shpjeguar Haxhiu.
‘’Nuk do lejoja që punëtorët e mi të kishin probleme shkaku im. Mbaj përgjegjësi për këto. U largova pasi nuk doja t’i rrezikoja punëtorët’’, ka shtuar ai.
Ai ka pasur disa fjalë edhe për Lëvizjen Vetëvendosje, subjekt i cili i nuk i frekuentoi intervistat në Klan që dy vite.
‘’Vv duket se ka pasur qëndrim politik kundër meje, jo ndaj Klanit’’, ka thënë ai.
‘’Unë i kam arritë të gjitha në gazetari. Nuk kisha asgjë përfitim për vete. Por grupacioni politik që kërkon diktaturë mbi mendimin politik ka kërku të ngulfatë mendimin e lirë. E kam ditur se këta njerëz janë të pandershëm, të pamëshrishëm e sidomos kryetari i tyre’’
‘’Nuk kam pasur mosmarrëveshje me pronarët, shtoi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.