×
  • Lajme
  • Lajme

    Baze godet Albin Kurtin: Pranove 1000 teste nga Serbia, refuzove vaksinat nga Shqipëria

    Reporteri
    06 Prill 2021 | 9:37

    Gazetari dhe publicisti nga Shqipëria Mero Baze, ka komentuar refuzimin që qeveria e Kosovës i ka bërë vaksinave të ofruar nga qeveria e Shqipërisë për vaksinimin e mësimdhënësve.


    Baze ka kujtuar kur Kosova vitin e kaluar nën qeverisjen Kurti kishte pranuar 1 mijë teste për Covid-19 dhuratë nga Serbia.

    Ndërsa ka theksuar refuzimin që qeveria i bëri vaksinave që i ka ofruar Shqipëria.

    “Vitin e kaluar Kosova ka pranuar 1000 teste per COVID, dhurate nga Serbia. Sivjet nuk pranon vaksina, dhurate nga Shqiperia. Keshtu eshte kur vijne “patriotet” ne pushtet”, ka shkruar Baze.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!