×
  • Lajme
  • Lajme / Shkup

    BDI propozon Talat Xhaferin për kryeministër të Maqedonisë së Veriut

    Reporteri
    08 Dhjetor 2023 | 16:30

    Ministri i Punëve të Jashtme njëherit edhe funksionar i lartë i BDI-së, Bujar Osmani sot njoftoi se partia e tij do të propozojë Talat Xhaferin për kryeministër në 100 ditët e fundit.

    “Bashkimi Demokratik për Integrim propozon Talat Xhaferin si kryeministër i Qeverisë që do të hyjë në fuqi nga fundi i janarit deri në zgjedhjen e Qeverisë së ardhshme”, u shpreh Osmani.

    Kujtojmë se BDI në zgjedhjet e fundit parlamentare kryeministrin shqiptar e kishte premtim kryesor dhe në marrëveshjen për formimin e qeverisë me LSDM-në e Zoran Zaevit u dakorduan që në 100 ditët e fundit kryeministri të jetë nga radhët e BDI-së.

    “Ne i kemi analizuar të gjitha opsionet dhe variantet e mundshme për pjesëmarrje, si parti vetëm dhe si pjesë e frontit evropian, dhe kemi autorizuar kryetarin Ali Ahmeti që të vazhdojë bisedimet dhe t’i propozojë partisë një vendim që do të miratohet nga organet e partisë”, ka thënë Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së.

    Ndryshe, zgjedhjet e ardhshme kuvendare do të mbahen më 8 maj bashkë me zgjedhjet presidenciale dhe janë zgjedhjet e para të rregullta pas 17 viteve./Repoteri.net/. 

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!