×
  • Lajme
  • Lajme

    BE: Deklarata e Lajçakut është keqinterpretuar, ndryshimi i Kushtetutës vlen edhe për Serbinë

    Reporteri
    19 Tetor 2020 | 13:32

    “Kushtetuta nuk është bibël”, deklarata e Miroslav Lajçakut, që nxiti reagime në Kosovë, sipas Bashkimit Evropian, është keqinterpretuar. Nga BE-ja thonë se ndryshimi i Kushtetutës për çka ka folur Lajçaku vlen edhe për Serbinë.


    Pas takimit me presidentin serb Aleksandër Vuçiq, në Beograd, Mirsolav Lajcak, emisar i BE=së për dialogun Kosovë – Serbi foli për ndryshimet kushtetuese.

    Meqenëse Lajcak pak më parë në Prishtinë tha se marrëveshja për Asociacionin duhet të zbatohet nga Kosova dhe meqenëse disa pika të asaj marrëveshjeje bien ndesh me Kushtetutën e Kosovës, për këtë deklaratë pati reagime.

    Por, zëdhënësi i Zyrës për Politikë të Jashtme të BE-së, Peter Stano, thotë se deklarata e Lajcakut është keqinterpretuar dhe se ajo nuk kishte të bënte vetëm me Kosovën.

    “Z. Lajçak ka shpjeguar se çfarë ndodh nëse je duke e negociuar një marrëveshje ndërkombëtare. Kur arrin një marrëveshje ndërkombëtare, atëherë duhet të konsiderohen rregullimet e nevojshme ligjore nga qeveria, duke përfshirë edhe nivelin kushtetues, në mënyrë që ta integrojë atë në rendin ligjor dhe kushtetues. Dhe kjo vlen për Kosovën dhe Serbinë”, ka thënë Stano për Express.

    Lajcak, javën e kaluar tha se para se të shkonte në Prishtinë kishte deklarata të ndryshme, por që, shtoi ai, në 25 takime, aq sa kishte, askush nuk tha që ai nuk do t’i përmbushë detyrimet e tij.

    Kur bëhet fjalë për Kushtetutën, ai thotë se pozicioni i BE-së është të negociojë procese kaq serioze sa është logjike që Kushtetuta duhet të ndryshohet.

    “Dhe askush nuk tha që ishte e pamundur, Kushtetuta nuk është Bibla. Nëse biem dakord për çështje serioze, atëherë sigurisht që duhet të pasqyrohet në Kushtetutë”, tha ai.

    Kundër kësaj deklarate më pas shpërthyen reagimet në Kosovë.

    Tema e Asociacionit të komunave serbë është rikthyer temë diskutimi në Kosovë, pasi opozita dhe presidenti Hashim Thaçi i kërkojnë kryeministri Avdullah Hoti të mos pranojë të diskutojë edhe njëherë në Bruksel për çështjen e formimit të bashkësisë së komunave serbe në Kosovë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!