×
  • Lajme
  • Lajme

    BE: Dialogu me Serbinë do të rifillojë pas zgjedhjeve në Kosovë

    Reporteri
    29 Janar 2021 | 13:06

    Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë kanë futur edhe në një fazë pauze dialogun e rifilluar pas një kohë të gjatë me Serbinë.


    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka konfirmuar për Klankosova.tv se dialogu do të rifillojë pasi në Kosovë të jetë formuar qeveria e prodhuar nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

    “Ne nuk po vendosim afate artificiale, puna për dialogun vazhdon, takimet duhet të rinisin kur qeveria e re në Kosovë të jetë në pushtet”, ka thënë shkurt Stano.

    Pas 20 muajsh pauzë, bisedimet Kosovë Serbi në kuadër të dialogut kishin rinisur më 16 korrik të 2020-ës.
    Nën lehtësimin e përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Josep Borrell u takuan vetëm një herë kryeministri kosovar Avdullah Hoti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

    Ndërkaq, për çështjet teknike u formuan grupe punuese nga të dyja palët. Skënder Hyseni i priu delegacionit kosovar, ndërsa Marko Gjuriq dhe më pas Petar Petkoviq përfaqësuan serbët në takimet e Brukselit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!