Eurokomisionieri për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ka dalë haptas pro iniciativës së “Ballkanit të Hapur”.
Në një lidhje direkte me iniciuesit e kësaj nisme, që janë mbledhur në Tiranë, Varhelyi ka ftuar shtetet tjera të Ballkanit t’i bashkohen iniciativës.
“Kam qenë gjithmonë i prirur shumë pozitivisht ndaj këtij propozimi. Së pari u quajt mini-schengen. Më pas u përpoqëm brenda procesit të Berlinit dhe u krijua me Tregun e përbashkët rajonal, por për fat të keq me disa zgjedhje në rajon u la mënjanë. E konsideroj këtë iniciativë një pasardhëse apo një zëvendëse derisa të jenë të gjithë vërdallë tryezës. Është ky përfundimi që e kam nxjerrë unë. Vazhdoni ta nxitni këtë nismë sepse rajoni kërkon të jetë një i tërë, për ekonomi, shoqëri. Rajoni kërkon të jetë bashkë siç jemi ne në Bashkimin Evropian. Admiroj faktin se sa fort e ndjeni këtë nismë”, ka thënë ai duke shtuar se mund të përfshihet si mbështetës i nismës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.