Bashkimi Evropian ka konfirmuar takimin e radhës mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të hënën, 7 shtator.
Zëdhënësi i BE-së për Çështje të Jashtme dhe të Sigurisë, Peter Stano, ka konfirmuar se takimi në nivel të ekspertëve do të mbahet gjatë fundjavës së ardhshme.
Ka paralajmëruar se në takim do të diskutohen çështjet që kanë të bëjnë me aranzhimet për komunitetet joshumicë dhe çështjet e kërkesave financiare dhe të pronësisë.
I pyetur se a do të diskutohet edhe për dëmet e luftës, Stano ka thënë se vetë ideja e takimit është që të diskutohet për të gjitha çështjet e hapura mes palëve.
“Ky është një dialog që do të rezultojë me një normalizim të raporteve mes palëve dhe që do të përmbyllet me një marrëveshje ligjërisht obliguese. Ne jemi lehtësues e jo komentues të dialogut”, ka theksuar ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.