×
  • Lajme
  • Lajme

    BE-ja kërkon rinisje të shpejtë të dialogut

    Reporteri
    27 Qershor 2020 | 10:29

    Për herë të parë që nga marrja e postit, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen takoi veçmas politikanë të lartë nga Kosova dhe Serbia në Bruksel. Ajo ka shprehur nevojën e rifillimit sa më të shpejtë të dialogut mes këtyre dy shteteve.


    Që nga marrja e postit si presidente e Komisionit të BE, kjo ishte hera e parë që Ursula von der Leyen ka takuar krerë të lartë të politikës nga Kosova e Serbia. Kanë qenë “diskutime të mira”, është shprehur Von der Leyen pas takimeve të veçanta që zhvilloi me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti si edhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiq në selinë e Komisionit Evropian në Bruksel, transmeton dw.

    Von der Leyen theksoi në bisedimet me të dy partnerët nga rajoni ‘nevojën e rifillimit të dialogut’, bëri të ditur të premten zëdhënësja e saj. Dialogu Kosovë-Serbi është bllokuar nga fundi i vitit 2018. Një përpjekje e qeverisë amerikane nën Donald Trump për bisedime më 27 qershor në Uashington, por duke e anashkaluar BE, dështoi pasi Prokuroria e Posaçme ngriti aktpadi për krime lufte, të cilën pritet ta rrëzojë ose konfirmojë Gjykata Speciale në Hagë akuzoi

    Ndërkohë Franca dhe Gjermania janë shprehur, se presin që dialogu Kosovë- Serbi të fillojë së shpejti.

    “Së bashku me kancelaren Merkel, Presidenti Macron mbetet i gatshëm të presë një samit në Paris”, ka shkruar të premten ambasada e Francës në Kosovë në ‘Twitter’.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!