×
  • Lajme
  • Lajme

    BE-ja kërkon unitet nga liderët kosovarë: Në kohë pandemie duhet të mendohet për të mirën e popullit

    Reporteri
    20 Mars 2020 | 11:17

    Në një intervistë për Telegrafin, shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova ka folur për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, duke bërë thirrje që në situatën pas pandemisë COVID -19 të ketë unitet dhe konsensus politik për të tejkaluar krizën.


    Ambasadorja Apostolava ka thënë se Bashkimi Evropian po ndjek nga afër zhvillimet e fundit politike në vend.

    “Ne po ndjekim nga afër zhvillimet në vazhdim në Kosovë. Situata aktuale e pashembullt e shpërthimit të COVID-19 bën thirrje për konsensus, unitet politik dhe qëllim të përbashkët në krizë” ka thënë Apostolova për Telegrafin.

    Sipas saj, në këtë kohë partitë politike duhet të kenë unitet për mirëqenien e popullit.

    “Partitë politike duhet të kujdesen para së gjithash për mirëqenien e popullit të Kosovës mbi ndonjë interes partiak” ka thënë Apostolova.

    Ndryshe, në kohën kur krejt bota edhe shtetet individuale po merren me çështjen e menaxhimit të situatës pas shpërthimit të pandemisë me COVID-19, në Kosovë ka shpërthyer kriza politike ndërmjet partnerëve të koalicionit Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

    Kjo erdhi pasi kryeministri Albin Kurti ka shkarkuar ministrin e Brendshëm, Agim Veliu për të cilin tha pos tjerash se ka shpërndarë panik te qytetarët me deklaratat për coronavirusin.

    Ndryshe, LDK pa prezantuar largimin nga Qeveria dhe ka nisur një mocion i cili është përkrahur deri tash nga AAK dhe NISMA Socialdemokrate për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!