Kosova, gati 3 muaj pas përfundimit të zgjedhjeve, nuk po arrin të konstituojë Kuvendin, rrjedhimisht as formimin e qeverisë.
Kjo çështje u diskutua në konferencën e sotme të zëdhënësve të BE-së në Bruksel.
Zëdhënësi i BE-së për çështje të zgjerimit, Guillaume Mercier, ndonëse nuk deshi të komentojë mbi vonesat e themelimit të institucioneve pas zgjedhjeve në Kosovë, tha se për bllokun, është me rëndësi që Kosova të bëhet sa më parë me institucione.
“Nuk do të komentoj për çështje të brendshme në Kosovë, siç nuk bëjmë për asnjë vend tjetër partner. Ajo që mund të them është se është në interesin e Kosovës që sa më shpejt të formojë institucionet. Është shumë me rëndësi për sa i përket arritjes së reformave të BE-së dhe ecjes në këtë rrugë. Është gjithashtu me rëndësi edhe për çështje tjera, siç është plani i zgjerimit, siç e dini, na duhet që parlamenti i Kosovës të jetë i themeluar për të vazhduar punën edhe në këtë rrugë”, deklaroi Mercier.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.