×
  • Lajme
  • Lajme

    BE kërkon formimin e shpejtë të institucioneve: Palët të arrijnë konsensusin, të tejkalojnë sfidat

    Reporteri
    19 Dhjetor 2019 | 11:19

    Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, përmes shefes së saj, Natalya Apostolova ka kërkuar formimin sa më të shpejtë të institucioneve.


    Përmes një deklarate BE thotë se beson që VV e LDK do të arrijnë konsensusin e nevojshëm për të tejkaluar sfidat e mbetura, shkruan Reporteri.net.

    Deklarata e plotë:

    Seanca konstitutive e Kuvendit është caktuar të mbahet më 26 dhjetor.

    Zgjedhjet e përgjithshme të 6 tetorit i dhanë mundësinë popullit të Kosovës të ushtrojë të drejtën e vet demokratike për të votuar dhe zgjedhur udhëheqësit e vet. Ky është thelbi i procesit demokratik.

    Ne besojmë se palët në fjalë do të arrijnë konsensusin e nevojshëm për të tejkaluar sfidat e mbetura.

    Kosova duhet që me urgjencë të vazhdojë punën në reforma për zhvillim ekonomik dhe shoqëror, si dhe sundim të ligjit, zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit BE-Kosovë dhe dialogun me Beogradin të cilin e lehtëson BE-ja.

    Nevojitet një formim i shpejtë i qeverisë për të çuar përpara këto procese, në interes të Kosovës dhe popullit të saj dhe në përputhje me Kushtetutën dhe dëshirën e shprehur të elektoratit. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!