×
  • Lajme
  • Lajme / Emisari për dialog

    BE: Mandati i Lajçakut deri në fund të janarit, jemi në proces të përzgjedhjes së pasuesit të tij

    Reporteri
    06 Janar 2025 | 23:26

    Në fund të këtij muaji, përfundon mandati i Mirosllav Lajçak, si Emisar i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi. Por, kush do ta pasojë atë në këtë pozitë?

    Nga Bashkimi Evropian kanë konfirmuar se mandati i Lajçak është deri më 31 janar, teksa kanë thënë se procesi i përzgjedhjes së pasuesit të tij po zhvillohet, shkruan Reporteri.net.

    Zëdhënësja e BE’së, Anitta Hipper, ka thënë do të ofrohen përditësime për zhvillimet.

    “Mandati i të dërguarit të BE-së, Miroslav Lajçak, mbetet në fuqi deri në fund të janarit. Procesi i përzgjedhjes së pasuesit të tij aktualisht është duke u zhvilluar dhe ne do të ofrojmë përditësime në kohën e duhur”, ka deklaruar Hipper për RTV 21.

    Lajçak e ka filluar këtë vit me një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka takuar Ndihmëssekretarin amerikan, Aleksander Kasanof.

    Lajçak ka thënë se me Kasanof kanë pasur një diskutim gjithëpërfshirës për Ballkanin Perëndimor, teksa ka shtuar se është krenar për bashkëpunimin mes Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara gjatë mandatit të tij.

    “Misioni im i parë në 2025’ën më çoi në Washington DC, ku kisha një diskutim gjithëpërfshirës për Ballkanin Perëndimor me NdihmësSekretarin amerikan, Kasanof. Jam krenar për bashkëpunimin e shkëlqyer BE-ShBA përgjatë mandatit tim.”, ka shkruar Lajçak.

    Ndryshe, ende nuk ka ndonjë emër zyrtar për pasuesin e Lajçak, mirëpo janë përfolur emrat e Pekka Havisto dhe Peter Sorensen. Të dy janë të njohur në fushën e diplomacisë dhe kanë përvojë në Ballkanin Perëndimor.

    Për këtë pozitë ishte përmendur edhe emri i Presidenti i Sllovenisë, Barut Pahor, i cili kishte konfirmuar interesimin e tij për ta pasuar sllovakun Lajçak, mirëpo i njëjti javën që shkoi njoftoi se s’ka aplikuar fare për këtë pozitë.

    Në përfundim të mandatit, Lajçak takohet me Kasanof: Krenar për bashkëpunimin e shkëlqyer BE-ShBA

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!