×
  • Lajme
  • Lajme

    BE nuk e mohon përkrahjen ndaj Tribunalit Ndërkombëtar të inicuar nga Veseli

    Reporteri
    20 Maj 2019 | 20:44

    Ditë më parë zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiq theksoi se qëndrimi i BE-së është se duhet të ketë përgjegjësi nga të gjitha palët për krimet e kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë.


    Më këtë, ajo la të kuptohet se BE e përkrah iniciativën e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli për krijimin e Tribunalit ndërkombëtar për dënimin e krimeve serbeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.

    “Pozita e qartë e BE-së është se duhet të ketë përgjegjësi për të gjitha krimet e kryera gjatë konflikteve në ish-Jugosllavinë e viteve të 90-të, dhe se vetëm bashkëpunim kuptimplotë rajonal dhe fqinjësia e mirë janë vendimtare për të nxitur besimin dhe për të kapërcyer trashëgiminë e së kaluarës”, tha Kocijançiq për lajmi.net.

    Duke i parë disa raportime të gabuara sa i përket kësaj çështje, sot ka reaguar Kocijançiq.

    “Ne dëshirojmë të sqarojmë se Bashkimi Evropian nuk është i përfshirë në nismën e fundit të Kuvendit të Kosovës për të krijuar një gjykatë të re”, ka deklaruar ajo, duke mos e mohuar se e përkrahin këtë nismë.

    Tutje, ajo ka thënë se BE konsideron se kuadri ligjor ekzistues mundëson hetimin dhe ndjekjen ndaj gjithë të dyshuarve për krimet e luftës në Serbi e Kosovë.

    Sipas saj, ajo që nevojitet është më shumë vëmendje dhe vendosmëri nga dyja vendet, Serbia dhe Kosova.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!