Ngjarjet e fundit në Malin e Zi kanë shqetësuar Bashkimin Evropian i cili ka bërë thirrje për vetëpërmbajtje dhe distancim nga dhuna.
“Zhvillimet në Mal të Zi janë tejet shqetësuese. Liria e tubimit është e drejtë themelore e BE-së. Në të njëjtën kohë, ajo e drejtë duhet të përdoret në përputhje të plotë me sundimin e ligjit, rendin publik dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve të Malit të Zi”, thuhet në reagimin e Bashkimit Evropian.
“Ne bëjmë thirrje për përmbajtje dhe presim nga organet kompetente që të hetojnë dhe sigurojnë proces të duhur gjyqësor për rastet e dhunës, si ndaj protestuesve, ashtu edhe ndaj zyrtarëve të rendit”, vijon BE.
Ceremonia e përurimit të kreut të ri të Kishës Ortodokse Serbe është shoqëruar me konfrontime të dhunshme midis protestuesve dhe forcave policore.
Më herët, Zyra e Kombeve të Bashkuara në Malin e Zi dhe Bashkimi Evropian kërkuan uljen e tensioneve dhe dhënien fund të retorikës përçarëse dhe mungesës së tolerancës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.