Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka bërë një përmbledhje të vizitës së parë të Shefes së e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas, në vendin tonë.
Në komunikatën zyrtare, Zyra e BE-së përcjell mesazhin kryesor të zonjës Kallas: “Stabiliteti varet nga dialogu, jo nga konfrontimi”, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Vizita e Kallas në Kosovë u zhvillua më 22 dhe 23 maj, si pjesë e turneut të saj të dytë në Ballkanin Perëndimor. Në Prishtinë, ajo u prit nga Shefi i Zyrës së BE-së, Ambasadori Aivo Orav. Në konferencën për media, Kallas theksoi rëndësinë e Ballkanit Perëndimor për Bashkimin Evropian, duke vënë në pah se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është thelbësor për paqe dhe zhvillim afatgjatë në rajon.
Gjatë vizitës dyditore, Kallas zhvilloi takime me Kryeministrin në largim dhe liderët kryesorë politikë në Kosovë, si dhe me përfaqësues të shoqërisë civile.
Ajo gjithashtu u takua me Komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor Enrico Barduani, dhe në ditën e dytë të vizitës vizitoi Qendrën e EULEX-it në Mitrovicë, ku u prit nga Shefi i Misionit, Giovanni Pietro Barbano.
Vizita u përmbyll me ndalesa në Gjykatën Themelore të Mitrovicës dhe me takime me përfaqësues nga sektori i arsimit në këtë qytet.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.