×
  • Lajme
  • Lajme / Thirrja e BE-së

    Stano: Të dyja palët, si ajo kosovare dhe serbe të kryejnë obligimet për depërshkallëzim të situatës në veri

    Reporteri
    17 Qershor 2024 | 15:10

    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka bërë sërish thirrje për depërshkallëzim të situatës në veri nga të dyja palët si ajo e Kosovës dhe e Serbisë.

    Në një konferencë për media, ai ka thënë se zhvillimet dhe tensionet e vazhdueshme në veri janë arsyet se pse Bashkimi Evropian ka vendosur masa ndaj Kosovës.

    “Natyrisht se jemi në dijeni për situatën në veri, për muaj e muaj të tërë ne kemi parë hapa të njëanshëm dhe të pakoordinuar, të cilat shpien në përshkallëzime të reja. Eskalimet konstante janë arsyeja se pse Bashkimi Evropian i ka vendosur masat ndaj Kosovës”.

    “Natyrisht se ne presim nga institucionet në Prishtinë dhe nga Qeverisa e Kosovës që të marrin hapat e nevojshëm për depërshkallëzim të situatës, të njëjtën gjë ne po e presim po ashtu nga ana serbe. Të dyjat palët kanë këtu kanë lëshime dhe obligime dhe detyrime në të dyja anët që të bëjnë çdo gjë që të ndalin depërshkallëzimet”, ka thënë Stano.

    Në këtë konferencë Stano pati edhe një kundërpërgjigje ndaj deklaratës së Bislimit javën e kaluar i cili tha se “ka informacione që është rekomanduar heqja e masave nga BE-ja”.

    Stano ka theksuar se raporti për hapat që ka ndërmarrë Kosova për përmbushjen e detyrimeve i është deleguar Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, nga Këshilli i BE-së, por që shtoi se s’është e nevojshme që dikush nga jashtë të spekulojë për përmbajtjen dhe oraret e raportit.

    “Kjo është një çështje institucionale mes Përfaqësuesit të Lartë dhe vendeve anëtare. Vendet anëtare janë ato që kanë kërkuar një raport dhe, natyrisht, është Përfaqësuesi i Lartë ai që do ta dërgojë raportin tek vendet anëtare. Ato do të jenë të parat që do të dinë se kur do të ndodhë dhe çfarë përmban raporti, dhe kjo ende nuk ka ndodhur”, ka theksuar Stano.

    Stano i kundërpërgjigjet Bislimit për deklaratën për raportin e Borrellit: S’na duhet dikush që të spekulojë për përmbajtjen

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!