×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    BE zgjedh Miroslav Lajçak si përfaqësues të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi

    Reporteri
    19 Mars 2020 | 13:32

    Bashkimi Evropian bie dakord që Miroslav Lajçak të jetë Përfaqësues i Posaçëm i dialogut Kosovë-Serbi.


    Ai është emëruar edhe si përfaqësues i çështjeve të tjera në rajonin e Ballkanit.

    Lajçak është Ministri i Jashtëm i Sllovakisë, vend i cili ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

    Bisedimet Kosovë-Serbi janë ndërprerë që nga vendosja e taksës 100 % ndaj produkteve serbe.

    Megjithatë presidenti Thaçi ka takuar homologun e tij serb, Vuçiq javë më parë në Shtëpinë e Bardhë në SHBA.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!