Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka vizituar sot biznese në Skenderaj, ku theksoi se Qeveria e drejtuar nga ai do ta mbështesë sektorin privat me qëllim të përmirësimit të kushteve dhe pagave për punëtorët.
Gjatë vizitës së tij në në biznes, që merret me përpunimin e kërpudhave, frutave të malit dhe bimëve aromatike, Hamza ka thënë se përmes partneritetit me biznese do ta nxisë zhvillimin ekonomik në Kosovë.
“Unë jam i interesuar që t’i mbështes bizneset, përmes reformave të mira fiskale dhe financiare. Mirëpo, këto nuk i bëjmë vetëm për juve pronarët. Ne duam që juve t’ua mundësojmë të fitoni më shumë, të investoni më shumë, që të mund të përmirësoni edhe kushtet për të punësuarit, t’i rrisni pagat për sektorin privat, si dhe të rrisni mirëqenien për të punësuarit në sektorin privat”, ka shtuar Hamza.
Kandidati i PDK-së për kryeministër ka thënë se një ndër prioritetet e tij do të jetë fuqizimi ekonomik i grave dhe ofrimi i mundësive të barabarta për to në tregun e punës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.