×
  • Lajme
  • Lajme

    Bedri Hamza i PDK-së: Prioritet yni, ruajtja e relacioneve me SHBA-në

    Reporteri
    09 Mars 2020 | 20:57

    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se prioritet i partisë së tyre është ruajtja e relacioneve me SHBA-të dhe BE-në.


    Hamza tha se sa i përket heqjes së taksës, qëndrimi i PDK-së është suspendim i saj për 4 muaj.

    Hamza tha se qëndrimi i PDK-së në janar të 2019-tës ka qenë që taksa të suspendohet për t’i hapur rrugë dialogut në bashkëpunim me SHBA-të dhe partnerët strategjikë.

    Ai tha se vendimi për vendosjen e taksës është marrë si kundërpërgjigje ndaj fushatës së marrë nga Serbia. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!