Analisti politik, Albert Krasniqi, ka publikuar një infografikë, sipas së cilës Bedri Hamza ka dalë kandidati më i pëlqyer për kryeministër brenda elektoratit partiak, duke lënë pas Albin Kurtin e Lumir Abdixhikun, shkruan Reporteri.net.
Infografika është përgatitur bazuar në rezultatet preliminare të zgjedhjeve e numërimit të votave të kandidatëve për deputetë që po vazhdon ende. Bazuar në këto rezultate, Hamza ka marrë mbështetjen e 74 përqind të elektoratit të PDK’së.
“Sipas rezultateve preliminare të zgjedhjeve dhe numërimit në vazhdim, Bedri Hamza del si kandidati më i pëlqyer për kryeministër brenda elektoratit të tij, duke marrë mbështetjen e 74% të votuesve të PDK-së. Ai është i vetmi kandidat që nuk është kryetar partie”, ka shkruar Krasniqi.
Kurti figuron se ka marrë mbështetjen e 65 përqind të votuesve të VV’së, Abdixhiku 64 përqind të votuesve të LDK’së e Ramush Haradinaj 55 përqind të votuesve të AAK’së./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.