Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër, Bedri Hamza, bashkë me zyrtarë të lartë të PDK-së kanë vizituar sot Poduejvën, me rastin e Ditës së Dëshmorëve të kësaj komune.
“Djemtë e vajzat më të mira të kësaj toke, u rreshtuan krah UÇK-së, me trimërinë e idealin e pashoq, për qëllimin e vetëm, LIRINË!”, ka shkruar Hamza.
“Sot, në një ecje kujtimi e nderimi, në ditën e Dëshmorëve të Podujevës, bëmë homazhe te varri i Zahir Pajazitit, kompleksin e varrezave të dëshmorve, muzeu i UÇK-së, shtatoret e Adem Demaçit, Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut, Edmond Hoxhes e Ilir Konushecit dhe Ali Ajetit, për t’iu thënë edhe njëherë LAVDI! Për t’iu thënë Faleminderit, që ndërtuat bazamentin e shtetit tonë, me çmimin më të shtrenjtë – jetën”, ka përfunduar Bedri Hamza.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.