×
  • Lajme
  • Lajme / Tubim

    Bedri Hamza në Klinë: Zhvillimi ekonomik dhe mirëqenia e qytetarëve, në qendër të angazhimit tim

    Reporteri
    20 Tetor 2024 | 19:22

    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot ka mbajtur tubim me qytetarë të Klinës.

    Hamza përmes një postimi ka thënë se me plane konkrete e të matshme, zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve do ta vendosin në qendër të angazhimit të tyre të përditshëm.

    “Zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve, me plane konkrete e të matshme, do ta vendosim në qendër të angazhimit tonë të përditshëm. Faleminderit, Klinë!”, ka shkruar Hamza.

    Pas Klinës, Hamza ka shkuar në një tubim me qytetarë edhe në Malishevë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!