Kryetari aktual i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, ka konfirmuar se nuk do të jetë kandidat për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet e tetorit, shkruan Reporteri.net.
“Unë nuk jam kandidat për kryetar të Mitrovicës në zgjedhjet e ardhshme”, ka deklaruar Hamza në RTV Dukagjini.
Ai tha se PDK ende s’ka propozuar kandidat, por u shpreh se beson se ai do të jetë Arian Tahiri, që aktualisht është nënkryetar i Mitrovicës.
Hamza u shpreh i bindur se PDK do të dalë fituese.
“Unë e përfundoj mandatin dhe ia dorëzoj mandatin kryetarit të ardhshëm. Jam i bindur se PDK do ta vazhdojë qeverisjen në Mitrovicë”./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.