Kandidati për kryetar të Mitrovicës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka thënë se po punon fuqishëm për të fituar qysh në raundin e parë në zgjedhjet lokale.
Ai ka thënë se ka një ekip të jashtëzakonshëm me djem e vajza të reja të kualifikuar dhe një kombinim të moshave, gjinive e profesioneve të ndryshme.
“Listën e kemi në fazën finale. Lista do të jetë reprezentative me njerëz profesional, të pastër dhe asnjë në listë nuk do të ketë vend që ka pas çfarëdo probleme ligjore”, ka thënë Hamza.
Më tutje, Hamza thotë se do t’ua ofroj qytetarëve të Mitrovicës një program shumë të mirë, racional, të afatizuar.
Ai është zotuar se do të bëjë një fushatë shumë korrekte dhe dinjitoze.
Deputeti i PDK-së ka shprehur respekt për të gjithë kandidatët në garë për kryetar të Mitrovicës, shkruan Indeksonline.
Lidhja Demokratike e Kosovës e ka kandiduar Armend Agollin për kryetar të kësaj komune.
Në anën tjetër, Agim Bahtiri ka thënë se do të jetë sërish në garë për të parin e këtij qyteti, por që ende nuk është zyrtarizuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.