×
  • Lajme
  • Lajme

    Bedri Hamza: PDK është për Shengen, jo për Minishengen

    Reporteri
    11 Tetor 2020 | 20:44
    © Reporteri.net / Foto: Argjend Mamaj

    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, thotë se partia e tij është për Shengen e jo Minishengen.


    Ai thotë se partia e tij është për procesin e Berlinit, për projekte në infrastrukturën rrugore, hekurudhore, energjinë, digjitalizimin programin e të rinjve bashkëpunimin rajonal, por se janë për Shengen, e jo për Minishengen.

    “Nëse i themi 6 vendet e Ballkanit perëndimor nuk janë të përfshira, ne nuk jemi për geto, jemi për bashkëpunim, për të ardhmen, historia nuk ndërrohet, nuk harrohet, por ne duhet të punojmë për të ardhmen, por realisht Minishengeni duhet me pa çka do të ofron në brendi”, ka thënë Hamza në REPORTERI/INTERVISTA.

    Ai ka shtuar tutje se nëse ndërmarrjet prodhuese përballen me një konkurrencë të padrejte, dëmtohen prodhuesit vendor.

    Hamza thotë se në aspektin ekonomik, politik dhe të sigurisë duhet të ketë kujdes.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!