Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur sot një tubim me mërgimtarë në kantonin e Bazelit.
Ai përmes një postimi në llogarinë e tij, ka thënë se e di çfarë i duhet Kosovës dhe diasporës.
“Ne dimë si të veprojmë së bashku dhe ta çojmë Kosovën përpara”, ka thënë ai.
Hamza i ka ftuar mërgimtarët që të punojnë bashkë për t’ia rritur krenarinë qytetarëve dhe forcuar shtetin e Kosovës.
Postimi i tij i plotë:
Atmosferë e jashtëzakonshme në Zvicër 🇨🇭🇽🇰
Shumë entuziazëm dhe shpresë se Kosova mundet ma mirë. Shumë frymëzues angazhimi i diasporës sonë. Shumë emocionuese sa shumë e duan atdheun, sa janë të gatshëm të ndihmojnë për ndryshimin e gjendjes në Kosovë.
Ju ftoj të punojmë bashkë që t’ia rrisim krenarinë qytetarëve dhe ta forcojmë shtetin tonë.
Ne e dimë çfarë i duhet Kosovës dhe diasporës. Ne dimë si të veprojmë së bashku dhe ta çojmë Kosovën përpara.
Ne, gjithmonë, e bëjmë punën tonë! #MaMirë
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.