×
  • Lajme
  • Lajme

    Befason Rron Gjinovci, kërkon që Dardan Molliqaj të kthehet në Vetëvendosje

    Reporteri
    16 Nëntor 2020 | 22:27

    Ish-aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rron Gjinovci, ka befasuar së fundmi me një stauts bërë në rrjetet sociale ku ka shkruar për kreun e PSD-së, Dardan Molliqaj.


    Gjinovci ka shkruar se Molliqaj duhet të kthehet në Lëvizjen Vetëvendosje.

    “Dardan Molliqaj duhet me u kthy në VV”, ka shkruar Gjinovci, shkruan Reporteri.net.

    Nuk dihet nëse këtë status e ka bërë për të ironizuar me Molliqajn, i cili në çdo paraqitje televizive, por jo vetëm po kritikon ashpër kryetarin e VV-së, Albin Kurti.

    Këtë e bëri edhe sonte, duke thënë se nuk mund ta mbrojë Thaçin e të tjerët sepse ka një botëkuptim të rrezikshëm, pasi kreu i VV-së tha se shteti duhet të mbrojë krerët e UÇK-së që janë në Hagë.

    Për këtë të fundit, edhe Gjionvci ka kritikuar ashpër Kurtin, duke thënë se konferenca e kreut të VV-së ishte “një nga paraqitjet e tij ma të dobëta, ma patetike e me ma së shumti gabime”. /Reporteri.bet/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!