×
  • Lajme
  • Lajme

    Bega: Jemi vendi i 6-të në Europë për më së shumti raste aktive me Covid-19

    Reporteri
    13 Korrik 2020 | 21:22

    Njohësi i statistikave, Erton Bega, thotë se Kosova është e 6-ta në Evropë me më së shumti raste aktive me coronavirus.


    Ai përmes një shkrimi në Facebook thotë se Kosova renditet e parafundit apo e 49-ta në Evropë sa i përket testimeve duke realizuar 15,719 testime për 1 milion banorë, apo 28,216 teste, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Pas 4 muajve me COVID-19, Kosova është e 6-ta në Evropë me më së shumti raste aktive!
    Pas 4 muajve të shfaqjes së Corona virusit në Kosovë, shteti jonë është i 29-ti me më së paku raste për 1 milion banorë në Evropë, përkatësisht me 2,747 raste për 1mln banorë.

    jeorgjia ështe vendi me më së paku raste për 1mln banorë në Evropë.

    Kosova renditet e parafundit apo e 49-ta në Evropë sa i përket testimeve duke realizuar 15,719 testime për 1 milion banorë, apo 28,216 teste. Më keq se Kosova qëndron vetëm Shqipëria, përderisa më së shumti teste për kokë banoi kanë realizuar Ishujt Faroe duke testuar mbi gjysmën e popullatës.

    Kosova është e 6-ta në Evropë me më së shumti raste aktive apo me 1,427 raste për 1 milion banorë duke u renditur pas shteteve si Armenia, Belgjika, Maqedonia e Veriut, Rusia dhe Moldavia.

    Në Kosovë janë shëruar 46% e të infektuarëve përderisa mesatarja në tërë Evropën është 72%. Në statistika të përgjithshme, Kosova renditet e 28-ta për numrin e shërimeve për 1 milion banorë.

    Shkalla e vdekshmërisë në Evropë është 7.1% përderisa në Kosovë vazhdon të jetë më e ulët apo 2.1% të rasteve të të infektuarëve kanë përfunduar me fatalitet.

    https://www.facebook.com/ErtonBega/posts/10216250378987738

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!