×
  • Lajme
  • Lajme / Takimi mes tyre

    Begaj ia kërkon presidentes moldave njohjen e Kosovës dhe mbështetjen për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare

    Reporteri
    16 Qershor 2024 | 13:44

    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj është takuar me presidenten e Moldavisë, Maia Sandu, të cilës ia ka kërkuar njohjen e pavarësisë së Kosovës.

    Begaj shkroi se i ka kërkuar homologes së tij edhe mbështetjen ndaj Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.

    “Kam kërkuar rishqyrtim për njohjen dhe mbështetjen e Kosovës për anëtarësimin e saj ndërkombëtar”, shkroi Begaj në “X”.

    Ai ka shprehur mirënjohjen edhe për “kontributin e Moldavisë në KFOR”.

    Gjatë takimit, Begaj tha se rikonfirmoi “mbështetjen e Shqipërisë për rrugën e Moldavisë në BE”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!