×
  • Lajme
  • Lajme

    Bëhen bashkë Gold Ag dhe Shqiprim Arifi, sulmojnë gazetarin Valon Syla

    Reporteri
    24 Dhjetor 2020 | 11:42

    Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka sulmuar gazetarin Valon Syla duke e quajtur “pseudo-gazetar” e “të paguar”.


    Duke shpërndarë një foto me reperin Gold AG, Arifi ka thënë se Syla ka prodhuar shpifje ndaj tij, ndërsa ka shkruar se është krenar që është “prodhim” i diasporës.

    “Ndihem krenar kur anatemohem nga pseudo-gazetar të paguar për qëllime destruktive duke diferencuar dhe përçarë. Unë nuk e njoh atë, kurrë nuk e kam takuar, e në fakt ai ka prodhuar shpifje pas shpifjeve me pagesë kundër meje në pamfletën e tij. Babai, nëna, gjyshi, gjyshja ime dhe gjithë paraardhësit e mi dem baba dem janë Shqiptarë, ndërsa unë jam krenar që jam “prodhim” i Diasporës Shqiptare. Prindërit e mi nuk harruan kurrë dashurinë për vendlindjen dhe më pagëzuan pastër me emrin Shqipërim. Diaspora është zemra e Kosovës, Shqipërisë, Luginës së Preshevës. Pa zemër nuk ka jetë; kaq e thjeshtë është kjo! Kot e keni përçarjen në mes “atyre” dhe “ne”, sepse ne jemi NJË”, ka shkruar Arifi.

    E krejt në fund, ai e ka shkruar edhe një fjali kundër dhunës.

    “PS. Thuaj Jo dhunës!”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!