Komuniteti shqiptaro-amerikan tashmë është mobilizuar dhe po bashkohet.
Këtë e ka bërë të ditur aktivisti shqiptar në Amerikë, Uk Lushi, i cili ka publikuar një fotografi ku aktivistë të çështjes shqiptare janë takuar mbrëmë.
Lushi ka thënë se kur shqiptarët janë të bashkuar gjithmonë ka sukses.
“Komuniteti shqiptaro-amerikan po (ri) mobilizohet. Mbrëmë, pas një takimi shumë të mirë shqiptarësh, aktivistë veteranë dhe të rinj të çështjes shqiptare, nga shtete të ndryshme të Amerikës. Ne shqiptarët kemi disa shtete, por një atdhe. Kur jemi të bashkuar gjithmonë arrijmë suksese!”, ka shkruar Uk Lushi.
Aty kanë qenë të pranishëm edhe Martin Vulaj, Harry Bajraktari e shumë të tjerë.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10219647333436313&set=a.10200332401015074&type=3
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.