×
  • Lajme
  • Lajme

    Pasi bëhen “llom” mes vete e rrahin edhe policinë, arrestohen dy persona në Prishtinë

    Reporteri
    03 Dhjetor 2020 | 9:41

    Dy persona janë arrestuar dje në Prishtinë, njëri kosovar dhe tjetri shtetas i Shqipërisë.


    Arrestimi i tyre ka ndodhur pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti.

    “Gjatë intervenimit njëri prej të dyshuarve e ka sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor”, njofton policia.

    Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

    Policia po e heton rastin. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!