Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike është mbledhur pesë ditë para mbajtës së konventës ku do të zgjidhet kryetari i i ri i partisë.
Ish deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku ka publikuar një foto nga kjo mbledhje ku shihet se po merr pjesë edhe ish shefi i Grupit Parlamentar të këtij subjekti, Adem Grabovci, i cili ka disa vite që po qëndron larg zhvillimeve politike.
“Këshilli Drejtues i PDK-së tani në mbledhje!
Ta shohim çka po drejtojmë nga ky takim, drejt zgjedhjes së kryetarit të ri!
Reformë, motiv, përgjegjësi!PDK ?”, ka shkruar Izmaku në Facebook.
Enver Hoxhaj dhe Memli Krasniqi po përmenden si kandidat të mundshëm për kryetar të PDK-së, por deri tani asnjëri nuk e ka zyrtarizuar kandidaturën. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.