×
  • Lajme
  • Lajme

    Bëhet i “gjallë” Grenell, flet për Specialen: Kosova duhet ta forcojë drejtësinë vendore, jo t’i çojë njerëzit në Hagë

    Reporteri
    10 Dhjetor 2020 | 13:11

    Ish-ambasadori i SHBA-së në Berlin dhe emisari i Donald Trumpit për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, është rikthyer në opinion për të komentuar zhvillimet e fundit në Kosovë.


    Grenell ka marrë pjesë në një diskutim online ku ndër të tjera ka folur për raportet Prishtinë – Beograd, teksa nuk ka lënë pa komentuar edhe zhvillimet lidhur me Gjykatën Speciale.

    Grenell ka thënë se  në negociata mes dyja vendeve, ekipi i tij u përqendrua te rritja ekonomike, më saktësisht në krijimin e vendeve të punës.

    Duke folur lidhur me zhvillimet e fundit me Gjykatën Speciale, Grenell ka thënë se Kosova duhet të punojë që sundimi i ligjit të funksionojë brenda shtetit, dhe jo t’i delegohet dikujt jashtë, duke përmendur shembullin e Gjykatës së Hagës.

    Ai është shprehur se beson që Kosova dhe Serbia duhet të merren vetë me sistemet e tyre të drejtësisë në mënyrë të brendshme e jo, për shembull, të jenë të lidhura me Hagën.

    Ai, gjithashtu, ka thënë se rajoni i Ballkanit duhet të kalojë “fazën emergjente” dhe SHBA-ja më pas të rikonsiderojë prezencën ushtarake dhe t’i tërheqë 600 ushtarët që shërbejnë që nga viti 1999.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!