Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli mbrëmë ka folur për raportet e tij me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
Ai tha se Putinin e njeh mirë dhe se kanë punuar së bashku.
“Putinin e njoh jashtëzakonisht mirë, kemi punu bashkë me të. Ne jemi taku pas asaj kur ai bëhet president, se derisa sa s’ka qenë president ai ka qenë kryeministër dhe unë kam fol me të”.
Pacolli thotë se në politikë nuk është mik me Putinin, por jashtë saj mbetet mik me të.
“Kur është bërë president, ne jemi takuar në Kazakistan dhe më ka thënë Behgjet, ti je në politikë, unë jam në politikë, ne mundemi me qenë partnerë, por nuk jemi miq në politikë. Kurse ana tjetër asgjë s’ka ndodhur, ne mbetemi miq”, ka deklaruar Pacolli.
Ai ka thënë më tej se Putini është njeri me përgjegjësi të mëdha.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.