×
  • Lajme
  • Lajme

    Behgjet Pacolli i reagon ashpër eurodeputetes franceze që doli kundër anëtarësimit të Kosovës në BE dhe liberalizimit të vizave

    Reporteri
    08 Korrik 2022 | 21:13

    Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj eurodeputetes franceze Dominique Bilde, e cila kundërshtoi anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe për liberalizimin e vizave.

    Ai në Facebook shkruan se i vjen keq për siç e quan ai, eurodeputeten e “mijëvjeçarit të tretë”.

    “Duket qartë se lufta e dytë botërore dhe procesi i Nurembergut nuk morën me vete idet dhe realitetet ksenofobike dhe nacional-socialiste. Me vjen keq per eurodeputeten franceze te mijëvjeçarit te tretë!”, shkroi Pacolli.

    Eurodeputetja franceze e ekstremit të djathtë, Dominique Bilde, ka thënë se Kosovës as nuk duhet t’i liberalizohen vizat e as të lejohet që të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

    Ndryshe, Eurodeputetja franceze e ekstremit të djathtë, Dominique Bilde, ka thënë se Kosovës as nuk duhet t’i liberalizohen vizat e as të lejohet që të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

    Kështu ka shkruar Bilde pasi në Parlamentin Evropian është diskutuar për Kosovën, e ku ndër të tjera është thënë se dialogu Kosovë-Serbi duhet të përmbyllet me njohje reciproke mes dy shteteve.

    “Kosova ishte në program këtë javë në Parlamentin Evropian. Ne refuzojmë zgjerimin e BE-së me këtë vend. Ne gjithashtu kundërshtojmë që të hiqen vizat për shumë shtetas të tyre. Është koha të ndalet kjo marrëzi”, ka shkruar francezja Bilde.

    Ndaj saj ka reaguar ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, duke i thënë se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe se liberalizimi nuk ndërlidhet me zgjerimin.

    Çitaku madje ia ka kujtuar edhe faktin se qytetarët e Venezuelës lëvizin pa viza.

    “Me gjithë respektin zonjë, e keni gabim për këtë. Institucionet e Kosovës i kanë plotësuar të gjitha kriteret për udhëtim pa viza kohë më parë. Liberalizimi i vizave nuk ka lidhje me zgjerimin. Qytetarët e Venezuelës udhëtojnë pa viza në BE”, ka shkruar Çitaku

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!