×
  • Lajme
  • Lajme

    Behgjet Pacolli ofron shpërblim për këdo që jep informacione që çojnë në arrestimin e Dardan Krivaqës

    Reporteri
    24 Gusht 2021 | 11:27

    Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka ofruar shpërblim për këdo që jep informacion në Policinë e Kosovës që çon në arrestimin e të dyshuarit për vrasjen e 18-vjeçares M.O në Ferizaj.


    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Pacolli ka thënë se si baba i tri vajzave është i trishtuar me këtë ngjarje të rëndë, shkruan Reporteri.net.

    “Unë ofroj shpërblim për këdo që i jep informacion të vlefshëm Policisë së Kosovës që çon në arrestimin e vrasësit të Marigonës. Si baba i tre vajzave, ndihem i trishtuar për këtë ngjarje të rëndë!”, ka shkruar ai në Facebook.

    Ndryshe, ngjarja e rëndë ndodhi të dielën, ku dy persona dërguan pa shenja jete një 18-vjeçarë në Spitalin Rajonal të Ferizajt.

    I dyshuari Arbër Sejdiu është arrestuar nga Policia e Kosovës, teksa dyshuari kryesor, ish-partneri i të ndjerës, Dardan Krivaqa, është ende në arrati.

    Ky është postimi i plotë i Pacollit:

    Unë ofroj shpërblim për këdo që i jep informacion të vlefshëm Policisë së Kosovës që çon në arrestimin e vrasësit të Marigonës. Si baba i tre vajzave, ndihem i trishtuar për këtë ngjarje të rëndë!

     /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!