Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, thotë se reagimi “emocional” i ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, jep përshtypjen se akuza se ky dikaster i dha padrejtësisht grant 100 mijë eurosh vëllait të deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli “është e vërtetë”.
Pacolli thotë se Peci nuk duhet të reagoj fare nëse mendon se akuzat ndaj tij janë të pavërteta.
Postimi i Pacollit:
Ministër Peci,
Mos u mërzit për çdo akuzë që të drejtohet, ( nese mendon qe nuk janë të vërteta).
Reagi emocional, si ai që bën ti zakonisht, mund të japë përshtypjen se akuza është e vërtetë.
Nëse akuzat që janë bërë ndaj teje nuk janë të vërteta, mos reago fare, ashtu siç nuk reagova unë kur ti më quajte publikisht agjent të Putinit dhe Vuçiqit.
Qetësia dhe përmbajtja janë përgjigjja më e fortë ndaj kritikave të pabaza.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.