×
  • Lajme
  • Lajme

    Behrami deklarohet për media, bashkë me avokatin tregojnë arsyen e bastisjes nga Specialja

    Reporteri
    22 Shkurt 2023 | 18:37
    Adil Behramaj, bashkë me avokatin e tij, Artan Qerkini, deklarohet para mediave.

    Ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj, ka thyer heshtjen për arsyen e bastisjes së banesës së tij sot, me urdhër të prokurorit të Dhomave të Specializuara.

    Behramaj ka refuzuar të deklarohet personalisht, por fjalën ia ka kaluar avokatit të tij, raporton për Reporteri.net, gazetari Venhar Isufi.

    “Në këtë fazë të hetimeve, për shkak të rastit, po rezervohem prej komentimit, kështu që fjalën po ia kaloj avokatit, Artan Qerkini”, tha ai para mediave.

    Avokati Qerkini ka deklaruar se bastisja në banesën e Behramajt ka ndodhur si pasojë e një pretendimi për një vepër penale, nga Prokuroria Speciale.

    Rritet prezenca e pjesëtarëve të EULEX’it tek bastisja e banesës së ish-këshilltarit të Thaçit

    “Siç kemi raportuar edhe më herët, sot me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake të Dhomave të Specializuara, është bastisur banesa e Adil Behramaj, në lidhje me një pretendim të Prokurorisë së Specializuar për një vepër penale e cila, sipas tyre, është brenda juridiksionit të Dhomave të Specializuara”, deklaroi ai.

    Tutje, Çerkini tha se me të parë vendimin, Mbrojtja ka konstatuar se në disa pika ka shkelje kushtetuese, vërejtje këto që do të adresohen në momentin e duhur.

    “Mbrojtja e ka parë vendimin, e ka bërë një vlerësim fillestar të tij. Mendojmë se ky vendim, në disa pika, është i përfshirë në shkelje kushtetuese. Mirëpo ne, këto çështje do t’i adresojmë në momentin e duhur procedural”, tha ai. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!