×
  • Lajme
  • Lajme / Deputeti i PDK-së

    Behrami: Deputeti Kurti e ka transformuar shtetin e Kosovës në një makinë të fatit

    Reporteri
    31 Maj 2025 | 9:29

    Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, sot para fillimit të tentativës së 24-të për konstituimin e Kuvendit ka vazhduar kritikat ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti.

    Ai ka vlerësuar se deputeti Albin Kurti e ka shndërruar shtetin e Kosovës në një makinë të fatit, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij i plotë:

    Deputeti Kurti (Grinçi) e ka transformuar shtetin e Kosovës në një makinë të fatit.

    Nga dasmat, ku shpërndahen xheparoshët, në terr dhe me tension të ulët, ka marrë familjarët e tij dhe të bashkëpunëtorëve për t’i sjellë në llunaparkun e shfrenimit të kurrupsionit.

    Aty, ku makinat e fatit janë kurdisur që gjithmonë të fitojnë Martinat, Nagipat, Luanat…

    Derisa Grinçi, si një elektricist i shkolluar, vazhdon të mbajë në duar ‘fazomerin’ për t’ua pastruar rrugën hajnave nga ndonjë ‘kurzschluss’ i mundshëm!

    Por, një ditë, siguresat do të ndalin këtë mbingarkesë për shtetin dhe qytetarët e saj.

    Si në çdo film për fëmijë, dashuria do të ngadhnjejë mbi urrejtjen!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!