×
  • Lajme
  • Lajme / Përplasje

    Behrami reagon pasi Zyba tha se PDK i bleu tortë Simiqit: Je aksident politik, do t’i ndjekim të gjitha procedurat ligjore

    Reporteri
    29 Qershor 2025 | 20:08

    Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, i ka reaguar Sali Zybës së Vetëvendosjes, duke deklaruar se do të “ndjekin rrugët ligjore për shpifjet e tij”, pasi deputeti i VV-së tha se PDK i dhuroi tortë Simiqit të Listës Serbe.

    Behrami e ka quajtur Zyben “aksident politik”.

    “Sali Zyba nuk është as befasia e seancës, as shqetësimi i opinionit – është, thjesht, një aksident politik që përfaqëson standardin më të ulët të përfaqësimit parlamentar në historinë e Kuvendit të Kosovës”, është shprehur Behrami.

    Reagimi i tij i plotë:

    Sa herë që thesi i rrenave u harxhohet, i kthehen Serbisë, Radojçiqit dhe Listës Serbe, të cilat e mbajnë Kurtin dhe VV-në politikisht gjallë.

    Sa herë që Kurti e humb betejën me popullin, përmes Dejonës, e ndërsyn tipin e Zybës, të cilin e ka bërë deputet me qykë të zorit për ta mbajtur grupin e tij parlamentar nën kërcënim të vazhdueshëm.

    Por, për shpifjet e Zybës do të ndjekim të gjitha procedurat ligjore, derisa demokracia do të triumfojë mbi tundimet autokrate të Kurtit.

    Sa për tortë, kumbarët e Listës Serbe në Kuvend dihet kush janë.

    Është Kurti me VV-në që kërkojnë votën e fshehtë për të siguruar votën e Listës Serbe.

    Sali Zyba nuk është as befasia e seancës, as shqetësimi i opinionit – është, thjesht, një aksident politik që përfaqëson standardin më të ulët të përfaqësimit parlamentar në historinë e Kuvendit të Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!