×
  • Lajme
  • Lajme

    “Bëhu më serioz”, Hajdar Beqa përplaset me Armend Mujën në Komision

    Reporteri
    10 Qershor 2022 | 16:16

    Kryetari i Komisionit Hetimor për energji, Hajdar Beqaj, dhe nënkryetari i këtij Komisioni, Armend Muja, janë konfrontuar me fjalë, pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit, ku nuk arritën të miratonin listën e emrave të ftuar për raportim.

    Shumica e anëtarëve ishin pro heqjes nga lista të atyre që gjenden në Dhomat e Specializuara në Hagë, ndërsa Muja tha se të vetmit që duhet të hiqen duhet të jenë ata që kanë vdekur.

    Pasi përfundoi mbledhja, Muja dëgjohet duke i thënë Beqajt që të bëhet më serioz dhe të mos ndërhyjë në punët e administratës, ndërsa Beqaj tha se mund të propozoj të heq nga lista emrat që ai dëshiron t’i heq.

    “Ti e ke hallin me e heq PDK-në nga përgjegjësia, por ne nuk e lejojmë”, ka thënë Mujaj drejtuar Beqajt. /EO/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!