Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka folur për kushtet atmosferike që priten të mbizotërojnë në ditët në vijim.
Sipas tij, mjegulla që ka përfshirë një pjesë të madhe të Kosovës është rezultat i temperaturave të larta të ditëve të fundit, të cilat kanë shkaktuar avullime të mëdha dhe kondensim në ajër.
Ai ka paralajmëruar pjesëmarrësit në komunikacion për kujdes të shtuar, pasi rrugët janë të rrëshqitshme për shkak të lagështisë dhe ngricave.
“Nesër pritet ndryshim i plotë i kushteve meteorologjike. Fillimisht do të kemi reshje shiu, të cilat me rënien e temperaturave do të shndërrohen në reshje bore”, ka thënë Aliu në Klan Kosova.
Ndërsa të premten vonë, sipas tij, reshjet do të bëhen më të qëndrueshme, ndërsa nga e shtuna dhe deri në fund të javës do të mbizotërojnë kushte tipike të dimrit me reshje bore.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.