Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekë Berisha, diskutoi në një studio televizive me një njeri të cilit nuk ia dinte as emrin.
Berisha, pasi kaloi gati një orë prej se kishte filluar debati, e pyeti opinionistin Hekuran Murati, se kush ishte.
“Qysh e ki emrin?”, i tha deputeti, opinsionistit Murati, teksa po zhvillohej debati në studiot e emisionit Pressing në T7.
“Hekuran”, ia ktheu opinionisti, pas përgjigjes të së cilit pati edhe të qeshura në studio.
Berisha gjatë këtij emisioni debatoi ashpër me opinionistin Murati lidhur me punësimet në Telekomin e Kosovës, dukurinë e nepotizmit në Kosovë dhe qeverisjes Haradinaj.
Deputeti deklaroi se qeverisja Haradinaj është njëra prej qeverisjeve më të mira që ka pasur Kosova pasluftës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.