×
  • Lajme
  • Lajme

    Bekë Berisha: Albini kryeministër, nuk ia kisha nda vezët nga mëgjesi deri në mbrëmje

    Reporteri
    01 Gusht 2019 | 0:12

    Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ka thënë në T7 “se bash ka dëshirë që ta shoh Albin Kurtin njëherë kryeministër”.


    Sipas tij, ai nuk do të mund ta kryente asnjë punë të madhe për vendin, dhe se ai do të ishte i pari që do ta gjuante me vezë.

    “Kisha pasë qef me pa Albin niherë Kryeminister e kur e kisha pa qe s’munet me kry asni pune, sahere t’kish gabu, une isha kon i pari që s’ja kish da vete prej sabahi e deri n’aksham”, ka thënë Berisha.

    Megjithatë, sipas tij, kryeministër sërish do të jetë Ramush Haradinaj, të paktën edhe për dy mandate, që të i vendosen themele të sigurta vendit, dhe pastaj qeverisjen ta marrin të rinjtë. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!