×
  • Lajme
  • Lajme

    Bekë Berisha e pranon se ishin të armatosur, jep detajet për vizitën e Ramush Haradinajt në Veri

    Reporteri
    24 Qershor 2021 | 17:58

    Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës së tij në veriun e Kosovës ka qenë i armatosur.


    Në disa fotografi që ka publikuar Haradinaj është parë se në krah mban revole edhe thikë.

    E këtë e ka konfirmuar deputeti Bekë Berisha i cili ishte së bashku me Haradinaj në vizitë në Bjeshkët e Shalës.

    “Po është e vërtetë ka pasur me vete një thikë e cila është e nevojshme gjatë ecjes nëpër male. Ai ka pasur edhe revolen të cilën e ka me leje”, ka thënë Berisha për Infokus.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!