×
  • Lajme
  • Lajme

    Bekë Berisha është “PRO” koalicionit me LDK-në, thotë se zgjedhjet e dëmtojnë VV-në

    Reporteri
    08 Prill 2020 | 10:53

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është e gatshme të ndihmojë vendin në këtë periudhë pas shkarkimit të Qeveris “Kurti”. Kështu ka deklaruar në një intervistë për “Indeksonline”, deputeti i partisë së Ramush Haradinajt, Bekë Berisha.


    Madje, ai nuk e përjashton mundësinë që të futen në koalicion edhe me Lidhjen Demokratike të Kosovës, për të cilën shpesh kishte kritika.

    “AAK nuk ka ndonjë rol udhëheqës në zhvillimet e mëtutjeshme. Ne në shumë raste kemi treguar konstruktivitet në çështje të cilat kanë të bëjnë me jetën e qytetarëve. Kjo qeveri është e shkarkuar dhe edhe shkarkuar vazhdon të marrë vendime jo ligjore kryesisht bazuar në një inat të pa logjikshëm. Kjo qeveri e shkarkuar duhet te lirohet shpejt nga të gjitha funksionet pasi nuk ka legjitimitet për të udhëhequr me vendin. Ne nuk kemi bllokada bashkëpunuese ndaj asnjërës parti politike e cila ka për qellim zhvillimin e vendit”, ka deklaruar ai.

    Më tej, Berisha foli edhe për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Ai nuk preferoi që një gjë e tillë të bëhet në këtë periudhë. Madje, deputeti nga rajoni i Dukagjinit pretendon se partia e Albin Kurtit do të pësonte rënie.

    “Zgjedhjet janë demokratike dhe ne jemi të gatshëm çdo herë, sidoqoftë kjo nuk varet nga dëshira e njërës parti politike, 30 deputetë te VV nuk munde te vendosin për mandatin e 90 deputeteve tjerë të cilët i ka votuar populli. Ky vend ka nevojë për zhvillim  dhe nuk besoj që zgjedhjet eventuale do te jepnin rezultat tjetër nga ai i 6 tetorit, përveç një rënie të dukshme të Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë ai.

    Në fund, Berisha tha disa fjalë edhe për mocionin e mosbesimit ndaj Albin Kurtit. Ai deklaroi se rrëzimi i qeverisë “Kurti” ishte i pashmangshëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!