Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka folur për Albin Kurtin, kandidat për kryeministër të Kosovës që vjen nga radhët e partisë fituese të zgjedhjeve, Lëvizjes Vetëvendosje.
Berisha ka thënë në televizionin T7, se Kurti është një “lazdran i madh”, teksa ka vlerësuar se ai “po mundohet të bëjë komunizëm”.
“Kurti e ka shpallur veten si më i mençuri në Kosovë”, ka deklaruar Berisha.
“Edhe nëna ime lexon libra tërë ditën. S’e ka vetëm Albini këtë privilegj, të lexojë…”, ka thënë ai.
“Ta shohim çka po bën kur të hyjë në punë. Mendoj që është një njeri teorik, dhe një lazdran i madh”, është shprehur Berisha.
“Mundohet të bëjë komunizëm. Bëhet sikur ka vizion dhe i vijnë idetë prej qielli, sikur ka për të bërë diçka…”, ka thënë Berisha.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.