×
  • Lajme
  • Lajme

    Bekë Berisha përplaset me Sali Zybën në Komisionin për Siguri: Ti fole ma shumë se na

    Reporteri
    29 Qershor 2021 | 12:01

    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha dhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba është përplasur sot në Komisionin për Siguri dhe Mbrojtje, ku po raportohet për Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave.


    Zyba insistonte që të bënte pyetje shtesë për drejtorin e AME-së, Fadil Kodra, teksa Berisha i tha që temat për të cilat po pyeste ai janë të konsumuara.

    “Të konsumuara janë këto tema”, tha Berisha.

    “Edhe nëse janë të konsumuara 1 mijë herë, të lutna personalisht për anëtarët në të kaluarën është tjetër sen. Kur shtrohet pyetja qoftë edhe personale..”, tha Zyba.

    “Po, tu përgjigj”, i tha Berisha.

    “Jo nuk mu përgjigj. Ai nuk u përgjigj, sepse më tregoi se Prishtina e thirr Besianën”, iu kundërpërgjigj Zyba.

    Këtu Berisha që është edhe kryetar i Komisionit, tha se Zyba nuk është as anëtar i rregullt i këtij Komisioni dhe se ai ka marrë hapësirë më të madhe se anëtarët për të bërë pyetje.

    “E di që është e rëndësishme por ti nuk je anëtar i rregullt këtu. Ne i kemi bërë tërë pyetjet, i kemi konsultu dhe i kemi konsumuar goxha mirë dhe ti fole më shumë se ne dhe ne patëm mirëkuptim. Përgjigju në këtë pyetje sa më shkurt që është e mundshme se duhet me lëviz”, tha kryetari i Komisionit, Berisha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!