Bekim Qollaku, shefi i Kabinetit të presidentit Hashim Thaçi, ka deklaruar se heqja apo pezullimi i taksës prej 100% për produktet serbe tani, do të ishte një gabim strategjik.
Ai ashtu si edhe shefi i tij Thaçi ka deklaruar se taksa duhet të mbetet në fuqi.
Çollaku më tej ka deklaruar se pezullimi i taksës është diçka absurde, qoftë edhe atjo të pezullohet për një kohë të caktuar.
Çollaku ndërkohë ka thumbuar kryeministrin Ramush Haradinajn duke thënë se i vetëm nuk mund ta pezulloj taksën.
“Vendimi i takon kryeministrit dhe qeverisë por edhe partnerëve të koalicionit andaj edhe heqja nuk do të ishte vendim vetëm i kryeministrit”, tha ai.
Çollaku ndërsa ka folur për arritjen e mundshme të një marrëveshje finale me Serbinë ka përsëritur fjalët që i tha ditë më parë shefi i tij Thaçi.
Ai tha se nuk do të ketë asnjë lloj marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë pa përfshirjen e Shteteve të Bashkuara.
“Gjithçka që është arritur në Ballkanin Perëndimor deri më tani, e mbanë vulën e angazhimit të administratës amerikane. Si popull shqiptar ne kemi fakte të mjaftueshme për të ardhur në këtë përfundim. Nuk do të ketë asnjë lloj marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë pa përfshirjen e Shteteve të Bashkuara”, tha ai.
Kujtojmë se presidenti Thaçi në disa paraqitje të fundit mediale në vazhdimësi meritat për vendosjen e taksës ja ka dhënë kryekuvendarin Kadri Veseli duke thënë se ky i fundit ka marrë vendim që të vendoset taksa 100 % ndaj produkteve serbe e atyre nga Bosnja. /Reporteri.net/.